INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në Tiranë! Pasi godet të atin me thikë, 25-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të tretë

Tmerr në Tiranë! Pasi godet të atin me thikë, 25-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të tretë

Publikuar më: 22:40 05-05-2018

Ngjarje e rëndë në kryeqytet!

Një i ri moshës 25 vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të pestë i banesës së tij mbrëmjen e sotme.  Sipas informacioneve paraprake thuhet se i riu është konfliktuar me të atin, të cilin e kishte goditur me thikë. Pasi i riu është hedhur nga ballkoni, të dy prindërit e alarmuar kanë zbritur poshtë dhe kur e kanë parë atë të mbuluar me gjak kanë humbur ndjenjat. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377