Ngrihet sërish alarmi në lidhje me sigurinë e ashensorëve të pallateve në vendin tonë. Ditën e sotme është shkëputur ashensori i një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin.
Mësohet se ka mbetur e plagosur një vajzë 24-vjeçe, e cila ndodhej brenda tij në momentin që ndodhi shkëputja.
Vajza është transportuar në spital.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.