Kishim dëgjuar shumë për bëmat mes Johnny Depp dhe Amber Heard, por mesa duket nuk dinim akoma asgjë.
Situata është bërë thjesht tmerruese me akuzat e fundit që Amber ka paraqitur në gjykatë. Sipas saj, Johnny dyshonte që bukuroshja 30 vjeçare e tradhtonte me aktorin Billy Bob Thornton, pasi dyshja xhiroi së bashku filmin “London Fields”. Amber pretendon se Johnny, nën efektin e drogërave, preu majën e gishtit të tij, për të shkruar në pasqyrë me gjak fjalët “Billy Bob” dhe “Mendjelehta Amber”. Pamjet e gishtit të dëmtuar ekzistojnë dhe akuzat për dhunim paskan qenë vetëm fillimi...