Diçka ia ka prishur humorin Vesa Lumës.
Ka qenë një foto që po qarkullon së fundmi në internet, shkaku që ashtu si shumë të tjerë, edhe këngëtarja të “shpërthejë” me reagimin e saj.
Bëhet fjalë për një festë shqiptare ku nusja e cila sapo ka lindur një fëmijë, ka organizuar festën tradicionale në restorant. Por çudia qëndron në faktin se ajo është dërguar me krevat në restorant dhe është fotografuar teksa po mban beben në krahë/
“Tmerr. Deri kush shqiptarët me shku veç mbrapa? Paska lindur nusja (sigurisht djalë) e ia paskan sjellë krevatin në restorant”, ka shkruar Vesa.