Sipas USA Today, Amerika rurale përbën 75% të vendit, por aktualisht vetëm 16 % jetojnë në komunitetet rurale, ku sipas statistikave ky është niveli më ulët në histori dhe mesa duket qytezat amerikane kanë nisur një përpjekje për rivitalizim.
Sipas Daily Mail, disa qyteza japin fonde falas, të tjera shlyejnë kreditë studentore, por ka prej atyre që dhurojnë edhe tokë falas. Fondet që ofrohen për njerëzit që vendosin të banojnë aty, shkojnë deri në 80 mijë dollarë.
Mesa duket kjo është një përpjekje për të shëndoshur komunitetet anemike, ata po nxisin njerëzit që të vendosen aty.