INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tokyo, lokali heq nga puna banakierët dhe punëson robotët...[VIDEO]

Tokyo, lokali heq nga puna banakierët dhe punëson robotët...[VIDEO]

Publikuar më: 07:31 31-01-2018

Robot-Cafe është i pari lokal në Japoni, i cili hapi dyert fillimisht për kuriozitetin e medieve ditën e martë, pasi kanë vënë në përdorim një robot, që do të zëvendësoj baristët, për të shërbyer kafenë.

Klientët e “Henn-na Cafe”, që përkthehet “Kafeneja e Çuditshme”, duhet të skanojnë barkodin e printuar në një biletë të cilën mund ta blejnë në një makineri automat që përgatit kafenë prej 3 dollarësh.

Baristi robot i quajtur “Saëyer” është në gjendje të shërbej 5 fillxhanë kafeje njëkohësisht, ndërkohë që një kafe merr 4 minuta për tu përgatitur.

Një kafene në Japoni zakonisht punëson rreth 4-5 persona për të operuar me makinat e kafes dhe më pas për t’ua shërbyer klientëve.

Në këtë lokal personeli nuk do të jetë i nevojshëm, pasi do të zëvendësohen nga roboti Saëyer dhe makineria automatike që bën kafenë.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111