INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tolgahan dhe Almeda Abazi bëhen prindër për herë të parë dhe aktori turk dëshiron t’i dhurojë diçka të veçantë gruas pas lindjes

Tolgahan dhe Almeda Abazi bëhen prindër për herë të parë dhe aktori turk dëshiron t’i dhurojë diçka të veçantë gruas pas lindjes

Publikuar më: 16:55 06-05-2019

9 muaj plot emocione mund të përshkruhen këto për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman.

Çifti i famshëm kanë sjellë në jetë një vogëlush të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan.

Asnjë foto e djalit nuk ka dalë ende apo e mamasë nëpër rrjete sociale, por ajo që dihet me siguri është se modelja shqiptare është shëndoshë e mirë.

Tepër i emocionuar për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, Tolgahan falenderoi gruan e tij dhe tha se ajo meritonte një medalje:

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi.” – u shpreh ai për mediat turke.

Ndër të tjera ai është shprehur gjithashtu se të afërmit i thonë se djali i ngjan shumë.

“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”, ka thënë Tolgahan, shkruan “Tv Klan”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604