Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet më të dashura dhe të sinqerta për publikun shqiptar.
Hap pas hapi ne kemi parë se si dashuria e tyre është rritur çdo ditë, duke mos munguar kurrë as dedikimet e shumta në rrjete sociale.
Afërsisht një muaj më parë, ata janë bërë prindër edhe të një vogëlushi të quajtur Efehan, gjë e cila i ka lumturuar shumë.
Sot Almeda vendosi t'i përgjigjej pyetjeve të fansave për djalin e tyre, Efehanin me anë të Instagramit. Mes personave që i kishin shkruar bukuroshes shqiptare ishte edhe Tolgahan.
Aktori turk preferoi t'i shkruante Almedës në shqip duke i thënë: "Të dua shumë".
"Unë më shumë shpirti im", iu përgjigj Almeda.
Një deklaratë kaq romantike kjo, për më tepër kur vjen në gjuhën shqipe dhe para mijëra ndjekësve të Almedës.