INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tolgahan nuk do më një fëmijë të tretë dhe ARSYEN e zbulon vetë Almeda!

Tolgahan nuk do më një fëmijë të tretë dhe ARSYEN e zbulon vetë Almeda!

Publikuar më: 10:29 06-07-2021

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata pak kohë më parë kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën sikurse kishin treguar më parë e kanë quajtur Alina.

Së fundmi, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare  është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.

“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.

Partneri i saj ka qenë prezent gjatë këtyre momenteve plot sakrifica dhe vuajtjet e partneres e kanë bërë të reflektojë.

‘Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës”-tha Almeda.

“Më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë’-i ka thënë Tolga.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262