INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tolgahan tregon se si e ka ndryshuar Almeda Abazi drastikisht atë dhe ne u befasuam: Përpara se të...[FOTO]

Tolgahan tregon se si e ka ndryshuar Almeda Abazi drastikisht atë dhe ne u befasuam: Përpara se të...[FOTO]

Publikuar më: 16:46 15-10-2018

Ai është një ndër aktorët më të dashur turk për publikun shqiptar. Jo vetëm për faktin se pëlqehet shumë rolet e tij në seriale të ndryshme, por është edhe bashkëshort i aktores shqiptare, Almeda Abazit. Ata janë shumë aktivë ne rrjetet sociale ku publikojnë foto së bashku dhe janë fiks si ato “couple goals”.

Tolga dhe Almeda e kurorëzuan dashurinë e tyre 3 vjeçare në Las Vegas, në një ceremoni të veçantë mes familjarësh dhe miqsh. Por, sigurisht, kalimi i marrëdhënies së tyre në një stad tjetër, ka kërkuar edhe disa 'ndryshime' nga ana e të dyve.

Në rastin e Tolgahan, ky ndryshim jo vetëm që është pasqyruar, por vetë aktori e quan si gjënë më të mirë që mund të kishte bërë. "Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj," ka thënë aktori.

mart.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019798278808594