Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi janë duke jetuar ditët më të bukura që kur vogëlushi i tyre, Efehan erdhi në jetë. Çifti nuk i ka kursyer fotot me të voglin duke postuar shpesh foto e video nga përditshmëria e tyre e duke na treguar se Efehan po rritet çdo ditë. Mbrëmjen e sotme Tolgahan ka postuar një foto ku shfaqet me të birin dhe zbulon se me përkëdheli e thërret atë në shqip “Klysh tigri”. Aktori tregon se i vogli pasi hëngri ushqim, i tha Almedës se do të shihte të atin në televizor, pasi çdo të mëkurë mbrëmje në ekranin turk transmetohet seriali “Seref Sozu”, ku Tolga ka rol kryesor. “Mama hëngra, tani do shoh babin-tha ky klysh tigri”, shkruan Tolgahan krah fotos së postuar. “Do ju ha të dyve, tigrat e mi”, komenton Almeda.