INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tom Cruise, zyrtarisht babai më i keq në botë: Injoron vajzën prej vitesh! [FOTO]

Tom Cruise, zyrtarisht babai më i keq në botë: Injoron vajzën prej vitesh! [FOTO]

Publikuar më: 10:00 03-06-2016

Në fjalor, koncepti “baba i keq” korrespondon me foton e Tom Cruise.

Aktori hollyëood-ian nuk e ka takuar dhe nuk ka folur me vajzën e tij Suri prej më shumë se 1000 ditësh, që i bie diku tek dy vite e gjysmë. Tom u nda nga bashkëshortja e tij, Katie Holmes në vitin 2012 pas 5 vitesh martesë, me këtë të fundit që fitoi kujdestarinë ligjore të vajzës së tyre. Sajti InTouchWeekly tregon se arsyeja për një mungesë kaq të gjatë të aktorit 53 vjeçar në jetën e fëmijës së tij të vetëm, është përkushtimi i tij nda Scientology, një lloj praktike fetare. Burime pranë Katie Holmes rrëfejnë se Tom i ka përdorur më parë angazhimet e tij në filma si justifikim. Edhe përpara heshtjes prej “dy vitesh e gjysmë” mësohet se Cruise hera-herës fliste në Skype me 10 vjeçaren Suri. Një baba model!

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498