Tom Hiddleston ka qenë një ndër emrat më aktivë në botën e Show Bizz kjo ndoshta për shkak të marrëdhënies me Taylor Swift, e së fundmi aktori është bërë aktiv edhe në Instagram, duker u bërë zyrtarisht përdorues i rrjetit social. Më mirë vonë se sa kurrë! Tom e ka inaguruar profilin zyrtar në Instagram me një foto me kostumin e personazhit “Loki” pasi është duke xhiruar filmin “Thor: Rangarok”. Ndërkohë që shumë fansa ishin të lumtur që aktori 35 vjeçar tashmë ka një Instagram personal, shumë të tjerë nuk mund ta anashkalonin faktin që ai nuk ka ndjekur të dashurën e tij Swift e cila është një ndër personazhet me më shumë influencë në këtë rrjet social me plot 88 milion ndjekës, përveç Tom Hiddleston. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar këtu, pasi aktori nuk është duke ndjekur askënd, për më tepër as Taylor nuk e ka ndjekur atë.