INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tom i rikthen buzëqeshjen Taylor Swift: “Dua të kaloj jetën me ty” [FOTO]

Tom i rikthen buzëqeshjen Taylor Swift: “Dua të kaloj jetën me ty” [FOTO]

Publikuar më: 19:54 22-07-2016

Kjo ndoshta ishte java më e keqe për Taylor Sëift, por për ti kthyer buzëqeshjen mesa duket ka menduar i dashuri i saj, Tom Hiddleston. Çifti i ri janë kthyer në SHBA, pas dy javësh në Australi, ku Tom ishte në xhirimet e filmit “Thor 3”. “Hiddleswift”  kanë qenë të pandashëm që kur ata kanë filluar të shoqërohen bashkë, pesë javë më parë. E në këto javë, duket sikur Tom e ka njohur mirë këngëtaren 26  vjeçare, dhe romanticiteti i tij ka arritur kulmin, duke i thënë asaj se dëshiron të kalojë jetën me të, tha një burim i afërt me çiftin për E!Online. Tom i ka thënë Taylor, se ajo është pikërisht lloji i femrës me të cilën ai dëshiron të kalojë jetën. Mirëpo edhe Swift nuk ka ndenjur duarkryq, pasi i njëjti burim thotë se këngëtarja po shkruan këngë gjatë udhëtimeve të tyre, dhe sigurisht që frymëzimi i saj ka qenë Tom. Më në fund lajme të mira për Taylor Swift!.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715