‘’Me Strakoshën në portë ndihesh më i sigurt’’Tomas Strakosha po kalon një periudhë të jashtëzakonshme tek Lacio. Portieri i kombëtares ka pësuar vetëm dy gola në 4 ndeshjet e fundit dhe ka qenë faktor kyç në rezultatet pozitive ndaj Romës dhe Inter.
Mediat italiane e vlerësuan si lojtarin e ndeshjes ndaj zikaltërve ndërsa një tjetër media shkoi dhe më tej duke e konsideruar si portierin më të mirë të muajit: “Portieri më i mirë i muajit të fundit, ku Lacio e tij ka fluturuar lart në këto javë.
Kundërshtari i radhës? SPAL në transfertë të mërkurën. Me Strakoshën në portë, duhet të ndihesh më i sigurt”, shkruhej në përshkrimin për gardianin kuqezi.