Toni Kroos ka refuzuar mundësinë që në të ardhmen të rikthehet te Bayern Munich, i cili dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022 kur edhe i skadon kontrata.
“Në Bundesligë, përfundimisht nuk do të luaj më, e kam mbyllur atë kapitull”, tha fillimisht Kroos.
“Nuk mund ta imagjinoj të kthehem te Bayern Munich, nuk do të ndodh, kështu që nuk ka ndonjë opsion tjetër për në Gjermani”, shtoi Kroos.
“Nuk e di çfarë do të ndodh brenda pesë viteve, por synimi im është që të qëndrojë në Real Madrid”, përfundoi Kroos.
Kontrata e re e gjermanit me Realin skadon në vitin 2022, i cili atëherë do të jetë 32 vjeçar.