INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top 10 filmat që po presim me padurim këtë vit!

Top 10 filmat që po presim me padurim këtë vit!

Publikuar më: 17:29 02-01-2016
Verën që lamë pas e parashikuam mjaft mirë se cilët do ishin filmat që do kryesonin për këtë vit duke nisur nga:
Jurassic World, Furious 7, Avengers: Age of Ultron, Minions, Spectre dhe së fundmi Star Wars: The Force Awakens. Tashmë do hedhim një hap para për t’iu hedhur një sy filmave që parashikohet të dominojnë vitin 2016.
 
Batman vs Superman: Dawn of Justice 
Filmi pritet të dalë në Mars dhe ka për të qënë një sukses i garantuar. Kujtojmë se në vitin 2013 Superman ka fituar plot 668 milionë dollarë kurse Batman është një emër tjetër shumë bilion dollarësh duke qënë për dy herë rresht i renditur në vend të parë të klasifikimeve.
 
Captain America: Civil War 
Sigurisht që ka për të qënë një nga filmat më të mirë të Marvel. Edhe pse është vazhdimi i Captain America, ky film pritet të ketë fitimet më të larta që kompania Marvel ka arritur ndonjëherë.
 
Fantastic Beasts and Where to Find Them
Një film i shkruar nga J.K Rolling dhe i lidhur me Harry Potter, nuk ka se si të jetë një dështim. Ështe e arsyeshme që të presësh 1 bilion dollarë fitime brenda një kohe shumë të shkurtër. Na ngelet veç ta shohim.
 
Finding Dory
Harrojini Minions, filmi i vetëm i animuar që do kryesojë vitin e ardhshëm është vazhdimi i Finding Nemo, i cili fitoi 864 milion dollarë në 2003. Mezi po e presim...
 
The Jungle Book
Edhe pse është pak shpejt për të thënë se do jetë një nga filmat më të mirë, efektet skenike, performanca, kafshët dhe krijesat na bëjnë të themi me plot gojë: WOW
 
 X-Men: Apocalypse
Ju kujtojmë se X-Men: Days of Future Past ka fituar plot 748 milion dollarë duke e bërë atë filmin më të mirë në pellgun e superheronjëve. Le të shohim se si do jetë vazhdimi, edhe pse parashikimet jane pozitive.
 
Alice Through the Looking Glass
Ska asnjë dyshim që ky film do të jetë një sukses i menjëhershëm pasi të gjithë kemi “rënë në dashuri”me filmat e Tim Burton dhe aktrimin e Johnny Depp.
 
Rogue One: A Star Wars Story 
Të vetmet fjalë që kanë rëndësi janë Stars dhe Wars, për vazhdimin nuk kemi asgjë për të shtuar!
 
Suicide Squad
Pasi Batman vs Superman do e hapin vitin me një brom madhështor, Warner sjell në ekranin e madh përsëri Batman kundër Joker interpretuar nga Jared Leto. Emra të tjerë janë Cara Delevigne, Will Smith, Margot Robbie dhe Viola Davis.
 
Warcraft
Loja më e famshme e të gjitha kohërave, tashmë do të jetë edhe film. Mbase nuk do të hyjë në grupin e filmave që kapin shifrën e 1 bilion dollarëve, por nuk mund ta përjashtojmë nga suksesi i garantuar.
 
Doctor Strange 
Një tjetër film nga Marvel, Docotor Strange do pozicionohet në majat e klasifikimeve për vitin e arshëm. Kjo sepse kur bëhët fjala për luftra dhe superheronj, Marvel bën çudira.
Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506