Sikurse ndodh gjithmonë në fillim të cdo viti, kompania me famë botërore Deloitte publikoi klasifikimin e ri të klubeve më të pasura në botë për sezonin 2014-2015. Reali i Madridit konfirmohet klubi me i pasur me 577 milionë euro. Los Blancos ndiqen nga një tjetër klub spanjoll, Barcelona dhe nga anglezët e Manchester United.
Sukseset e katalanase sezonin e kaluar janë reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave, ndaj klubi me qendër në Katalunjë e nga ngushtuar ndjeshëm diferencën me vendin e parë me 560.8 milionë euro, sidomos falë rritjes së të ardhurave nga shitja e të drejtave televizive. Në vendin e tretë me 519.5 milionë euro vjen Manchester United. Në rritjen e të ardhurave të djajve të kuq ka ndikuar vecanërisht marrëveshja 10-vjecare me Adidas.
Në vendin e katërt me 480.8 milionë euro klasifikohet Paris Saint Germmain, që rritjen e të ardhurave ia dedikon të drejtave televizive dhe përfitimeve më të mëdha nga shitja e biletave.
Zbret në vendin e pestë me 474 milionë euro Bayerni i Mynihut, që është një nga tre klubet e vemte që ka qëndruar gjithmonë në 10-shen e parë.
Në vendin e 6-të me 463.5 milionë euro klasifikohet Manchester City, ndërsa pas Citizens pozicionohen respektivisht, Arsenali, Chelsea dhe Liverpuli. Nga klubet italine vetëm Juventusi ka mundur të përfshihet në 10-she me 246.4 milionë euro.