INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top artistët fitojnë shumë nga muzika...Por cilët janë ata sipas Encës? [VIDEO]

Top artistët fitojnë shumë nga muzika...Por cilët janë ata sipas Encës? [VIDEO]

Publikuar më: 16:30 24-05-2016

A është muzika një profesion që i siguron një jetë të mirë këngëtareve sot?

Enca Haxhia ka treguar teksa ka qenë e ftuar në “Life Stories nga Arjola Shehu”, se ky është një profesion që i siguron një jetë të mirë vetëm Top Artistëve, apo artistë të cilët kanë shumë koncerte e janë te njohur. Por ajo çfarë Enca deklaroi më tej, ishte ndoshta e vërteta e hidhur për shumë. “Dëgjoj njerëz që thonë se sot këngëtarët po bëjnë muzikë komerciale, ku shkoi arti, por kur një artist zgjedh një këngë që është art i mirëfilltë, apo ndjenjë e pastër,  ajo këngë nuk do ketë shumë sukses.” Tregon Enca për Arjolën. Ky sipas saj është një standart i dyfishtë.  “Muzika në Shqipëri por edhe në botë është e përqëndruar tek komercialja,  por unë nuk shoh asgjë të keqe këtu” përfundon ajo. Hitbërësja e “Dreq” pranon se ndihet shumë mirë me muzikën që ajo bën.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166