INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top Awards rregullon gabimin, 2po2 vazhdon ironinë [FOTO]

Top Awards rregullon gabimin, 2po2 vazhdon ironinë [FOTO]

Publikuar më: 14:07 27-05-2016

Nuk ka vonuar reagimi i Top Awards pas deklaratave gjithë helm të reperit të njohur 2po2.

Ata nuk janë kundërpërgjigjur, por kanë rregulluar “gabimin” që shkaktoi tërbimin e yllit të hitit “Gone Girl”. 2po2 ishte hedhur në deklarata kundër spektaklit që shumë shpejt do hapë siparin pasi në kategorinë e “Best Collaborations” kënga e tij ishte nominuar, por në vend të “2po2 feat Flori” ishte shkruar “Flori Mumajesi feat. 2po2” duke e nxjerrë kështu reperin si bashkëpunues në këngën e tij. Fjalët e tij duket se nuk ranë në vesh të shurdhët pasi shumë shpejt Top Awards e rregulloi gabimin duke e listuar 2po2 si artistin e parë. Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga 2po2 i cili pasi fillimisht i cilësoi “injorantë”, vazhdoi ironinë me fjalët “të paktën ju ndihmova pak”. Megjithatë duket se kësaj historie i është vënë kapaku me kaq. Por duhet pritur ama performanca e 2po2 në Top Awards, në rast se i prishet mendja dhe komenton sërish, këtë herë direkt nga skena e këtij spektakli.

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545