Fotografja e Barack Obamës ka publikuar disa fotografi, që askush nuk i kishte parë më herët.
Në imazhet e publikuara nga Callie Shell, shfaqet çifti Obama siç nuk janë parë kurrë.
Bëhet fjalë për disa çaste të çiftit në shtëpinë e tyre në Chicago, gjatë fushatës dhe në Shtëpinë e Bardhë. Fotot janë shkrepur për një periudhë 10-vjeçare, që fotografja punoi për ish-Presidentin amerikan dhe familjen e tij.
Siç mund t’i shihni edhe vetë, në foto shfaqet e Obama duke larë enët bashkë me dy vajzat e tij, që e ndihmojnë, ndërsa në një tjetër imazh, ish-Presidenti i SHBA është me këmbët mbi tavolinë, ku shihen këpucët e tij të ngrëna në pjesën e poshtme.