INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top30 më të mirët e 2016-ës. Ja cila është kënga më e dëgjuar [VIDEO]

Top30 më të mirët e 2016-ës. Ja cila është kënga më e dëgjuar [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 31-12-2016

2016 do të mbahet mend si një nga vitet ku kanë ndodhur një sërë ngjarjesh që do mbeten gjatë në histori. Gjithashtu një bujë të madhe ka pasur në muzikë në mbarë botën. Dhe muzika më e mirë nuk kishte si të mos përfshihej në IN Tv dhe IN radio 105.7. Një bum artistësh të rinj dhe rikthimi i “veteranëve “ të vjetër medoemos do të garantonin një sukses mbarëbotëror. Që nga këngët më të klikuara tek hitet e club-eve, zëri i lartë i radios në makina ,muzikën e 2016 do ta konsideronim si një “bombë” tashmë të shpërthyer. Ja 30 këngët më të luajtura në IN Tv dhe IN radio 105.7

30 Designer – Panda
29 Alan Walker – Faded
28 Adele - Send My Love (To Your New Lover)
27 Dua Lipa - Blow Your Mind
26 Fifth Harmony - Work from Home ft. Ty Dolla $ign
25 Zayn – Pillowtalk
24 DJ Snake ft. Justin Bieber - Let Me Love You
23 Beyonce – Sorry
22 Britney Spears feat. G-Easy – Make Me (Ooh)
21 Ariana Grande feat. Nicki Minaj – Side To Side
20 Twenty One Pilots – Stressed Out
19 Maroon 5 – Don’t Wanna Know
18 Justin Timberlake – Can’t Stop The Feelin
17 Jennifer Lopez – Ain’t Your Mamma
16 Shawn Mendes – Treat You Better
15 Major Lazer - Cold Water feat. Justin Bieber & MØ
14 Bruno Mars – 24K Magic
13 Selena Gomez ft. Charlie Puth – We don’t talk anymore
12 David Guetta feat. Zara Larsson – This One’s For You
11 Mike Posner - I Took A Pill In Ibiza
10 The Chainsmokers feat. Halsey – Closer
9 Martin Garrix & Bebe Rexha - In The Name Of Love
8 Drake – One Dance
7 Calvin Harris feat. Rihanna – This Is What You Came For
6 Clean Bandit ft. Sean Paul & Anne-Marie - Rockabye


5.  Epo Justin Bieber ska pse të thotë "më fal" në vitin 2016. 2 billion klikime dhe qëndrimi për disa javë në pozicion të parë në chartet botërore padyshim që e bëjnë “Sorry” një nga super hitet e këtij viti. Me Beat-in  e ngrohtë dhe dance është e pamundur të rrish pa lëvizur me ritmet e “Sorry”.

4. Mesa duket Sean Paul është prekja magjike që i kthen këngët në superhit. “Cheap Thrills” ishte kënga që e dëgjoje kurdo dhe kudo përgjatë vitit 2016. Sigurisht që dhe videoklipi nuk mund të ishte ndryshe nga arti paska i cuditshëm i videoklipeve të saj. Për Sian kënga shënon kulmin e karrierës së saj duke e pozicionuar no.1 në Billboard hot 100 US.

3. Nuk ishte hera e parë që vinin në një bashkëpunim por këtë hërë Riri dhe Drake vendosën të  ishin më “hot” sesa kurrë më parë. “Work” ka qëndruar për 9 javë në krye të Billboard 100 US. Në një video 2n1 , tepër provokuese dhe të përfolur me ritme reggae pop dhe RnB e vetmja gjë që mund të bësh është ti ngresh volumin dhe keep it on the Work.

2.Kanadezi joshës The Weeknd di si ta mbyllë vitin dhe në vetëm pak kohë të kthejë këngët e tij në super hit. Nuk ka shumë që nga publikimi i këngës “Starboy” dhe tashmë po kryeson në chartet botërore. The Weeknd nuk di të ndahet nga suksesi , me një album dhe look të ri është e pamundur ti rezistosh magjisë së Starboy.

1.Rikthimi i tij pati shumë bujë përgjatë gjithë vitit 2016 dhe nuk kishte si të mos kryesonte këtë top listë.  Justin Bieber nuk njeh kufi përsa i përket rekordeve të thyera me qëndrimin në top lista për javë me rradhë , 4 nominime në ccmimet Grammy ku dhe një prej këngëve  të nominuara është hiti “Love Yourself” i zhanerit acoustic pop e shkruar nga Ed sheeran. Justin e ka gjetur sërish çelsin e suksesit dhe le të shpresojmë që kësaj here mos ta humbi përsëri.

Article Logic
Execution time: 0.0024468898773193