INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës. Ja shkeljet e tij....

Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës. Ja shkeljet e tij....

Publikuar më: 11:39 29-05-2017

Pas lënies jashtë listave të kandidatëve të PD sot në një konferencë kanë dalë deputetja historike e së djathës Jozefina Topalli dhe dhjetoristi i vitit 90 Arben Imami. Ata kanë qënë të ashpër me reagimet e tyre kundrejt lidershipit të opozitës Basha duke kërkuar që ai të shkarkohet nga drejtimi i PD, pasi e ka shkatërruar atë.

“Të mblidhen forumet të ikë përgjegjësi. Vendimi për listat është marrë nga vetëm një njeri. Është marrë në shkelje të statusit. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos bëhen konsultime”, tha Imami.

Po sipas Topallit në lista kryesisht janë persona që janë janë pjesë e familjes Basha dhe po kështu shton ajo Basha ka katandisur keq PD. Jozefina Topalli ka shtuar se në të gjithë këtë histori ka dorë dhe Edi Rama, i cili në këto kushte do të jetë fitues. "Ndihma më e madhe ndaj Ramës nëse do ta mbajë peng PD Lulzim Basha," tha Topalli.
Topalli dhe Imami kanë falenderuar liderin historik të PD, Sali Berishën dhe lajmëruan se ky nuk do të jetë reagimi i tyre i fundit e nuk do të dalin nga politika po me forcë do të denoncojnë çdo akt kriminal apo korruptiv.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436