INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli: Janë 4 politikanë që duhen hedhur në kanal

Topalli: Janë 4 politikanë që duhen hedhur në kanal

Publikuar më: 10:42 15-11-2018

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli shkruan se janë 4 politikanë që duhen hedhur në kanal. Ajo përmend emrin e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke mos zbuluar dy emrat e tjerë. “Nëse Edi Rama do mbahet mend si kryeministri që mbushi vendin me drogë, LB (Lulzim Basha) do mbahet mend si njeriu që shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptarë që të ikin sepse nuk shohin alternativë as shpresë. Nuk shohin alternativë se ata janë bashkë. Dhe njëlloj e quajnë politikën jo mision siç duhet të jetë por lojë shahu. Vendin e kanë marrë peng 4 vetë. Këta 4 shahistët, që nuk kanë luajtur kurrë shah, tani po luajnë mbi dhimbjet e varrën e një populli. Këta duhen hedhur në kanal!”, shkruan ish-kryetarja e Parlamentit, zonja Topalli, duke ngritur një pikëpyetje mbi dy emrat e tjerë.


Një kritikë tjetër ajo e drejton tek kryetari Basha sa i përket bojkotit të diskutimeve për buxhetin. “Buxheti i dorëzuar para disa javësh në Kuvend, në fakt po e çon vendin drejt destabilizimit financiar. Nëse ka një arsye të madhe e të vetme për të cilën opozita duhet të jetë në Parlament është momenti ku diskutohet për lekët e qytetarëve, për rritjen e taksat e bizneseve, për rrogat e mësuesve, të infermierëve, të nëpunësve; për pensionët e 600 mijë shqiptarëve, për shkollat e fëmijëve, për spitalet dhe shëndetin e njerëzve; për të mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar; për të shkuar në arenën e debatit për të cilët kanë votuar shqiptarët, e për t’i dal zot atyre; për të folur në emër të tyre e vuajtjes së tyre, për të ngritur zërin për papunësinë, për të bërë betejë kundra rritjes së hendekut mes varfërve e oligarkëve”, shprehet Topalli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046591758728027