INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli jep deklaratën goditëse për Bashën: Berisha mund ta shkarkojë Lulzim Bashën për 24 orë

Topalli jep deklaratën goditëse për Bashën: Berisha mund ta shkarkojë Lulzim Bashën për 24 orë

Publikuar më: 10:30 30-09-2017

“Ish-lideri i PD-së do mund ta shkarkojë Lulzim Bashën për 24 orë”, ka qenë kjo deklarata e papritur e ish deputetes demokrate të PD-së, Jozefina Topalli e cila është shprehur e zhgënjyer, e tronditur për mungesën e saj në parlamentin e ri, por jo për mungesë e saj në grupin e PD.

“Ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye”, kështu është shprehu Jozefina Topalli për mungesën e saj ne parlament. Ajo shprehet se ky ka qene një vendim i familjes Basha dhe per kete arsye nuk ndjen keqardhje. “Eshte nje vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgjë keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh”, u shpreh.

Ajo foli edhe për kohën qe ka qene ne qeveri dhe opozite me Lulzim Bashen dhe se çfarë nuk i pëlqente te ai.  “Gjate bashkëjetesës me Bashën nuk më pëlqente te ai papërgjegjshmëria që ai kishte ne ushtrimin  e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme.  Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, – u shpreh ajo.

Ish-deputetja deklaron se nuk e ka besuar asnjëherë që Lulzim Basha do ta çonte PD-në në nivelin tjetër, pasi e la Berisha. Ajo që ndodhi sipas saj është shumë e rëndë sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do të thotë të jesh në qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli.

Sipas saj Basha ka marre peng siglën e Partisë Demokratike. “Po të donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.

Topalli foli edhe sesa e ka zëvendësuar Basha liderin Berisha në krye tëPD-se!

“Nuk ishte e thjeshtë që pas ikjes së Berishës, dikush të zinte karrigen. Problemi është se të jesh kryetar i PD-se, së pari duhet të kesh autoritet moral, duhet të jesh i vërtetë, duhet të jesh frymëzues, duhet të bësh beteja të forta, nuk mendoj se ndonjërën prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri në 2017, janë 12 vite në politikë, ka pasur të gjitha shanset për të na bindur se ai mund të ishte një kryetar, por nuk e bëri. Ne shkodranët kemi një shprehje ‘nuk është me të bleme, asht me të leme’.

Nëse ka një fjalë që e përshkruan Lulzim Bashën është se: ai është i rremë në fushatë, i rremë kur flet”, u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195