INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jozefina Topalli merr një detyrë të re, ja çfarë është emëruar ajo

Jozefina Topalli merr një detyrë të re, ja çfarë është emëruar ajo

Publikuar më: 11:56 02-12-2018

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, një kritike e ashpër e kreut të PD, Lulzim Basha, pas lënies së saj jashtë politikës aktive, ka marrë një detyrë së fundmi, jashtë territorit shqiptar.

Zonja Topalli është emëruar eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi. Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i  Parlamentit të Malit të Zi ku thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.


Gjatë bisedës ata shprehën kënaqësi mbi bashkëpunimin e tyre deri tani dhe theksuan nevojën për trajnim shtesë dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira mes të parlamenteve, kryesisht në nivel të stafit parlamentar.


Në deklaratat pulblike ish-kryetarja e Parlamentit është shprehur çdo herë që Shqipëria ka nevojë për një lider të ri politik. Ajo është pyetur shpesh nëse kjo do të nënkuptonte rikthimin e saj në politikën aktive. Në këtë pikë Topalli ka qenë evazive por me këtë lëvizje të re të saj për të kryer një detyrë në shtetin fqinj, mesa duket ajo ka vendosur që për ca kohë të qëndrojë jashtë zhvillimeve politike të vendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875