INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli: Takimi Rama – Basha nuk zgjidh ngërçin politik e as reformën në drejtësi

Topalli: Takimi Rama – Basha nuk zgjidh ngërçin politik e as reformën në drejtësi

Publikuar më: 10:41 30-05-2016

Është një zë i fuqishëm në politikën shqiptare, por që prej marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk ka kursyer kritikat për vendimarrjen në parti. Duke folur për një tryezë të mundshme mes dy lidërve të partive kryesore Rama – Basha, Jozefina Topalli nuk e sheh zgjidhjen e situatës politike në këtë tryezë.
Jozefina Topalli:
“Nuk është pyetje për mua, as nuk kam parë në vende të tjera që një çështje e tillë të shtrohet në politikë apo media, do të takohen dy kryetarët e partive kryesore apo jo? Në një jetë normale parlamentare ato mund të takohen, por çështjet zgjidhen në Parlament, jo jashtë Parlamentit. Një vend që nuk ka asgjë nga normalja, duke filluar nga qeverisja, listat e deputetëve në Parlament, nga jeta ekonomike me vështirësi të shumëfishuara, sigurisht që kjo përbën lajm por nuk është një çështje të cilës nuk mund ti përgjigjem unë. As nuk mendoj se çështjet zgjidhen për shkak se po takohen dy persona. Çështjet zgjidhen kur ka një vullnet të fortë politik për ti shërbyer vendit dhe interesit publik. Por nëse i shërben karriges sigurisht që as nuk mendon për papunësinë, ikjen e investitorëve të huaj, as për problemet ekonomike, sociale, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria”.

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471