Mario Balotelli beson se shpërthimi i Luis Suarez me Barcelonën do ta drejtojë atë drejt fitimit të Topit të Artë. Edhe pse Messi dhe Ronaldo me shumë gjasa do të vazhdojnë dominimin e tyre më epokën modern të futbollit, me sulmuesin portugez favorit për të fituar Topin e Artë për të 4-ën herë, Balotelli ka dhënë komentin e tij në mënyrën siç ai di.
“Cristiano, Messi ose Suarez do të fitojnë, por për të qenë i sinqertë, unë do ia jepja këtë çmim Suarez-it”, u shpreh sulmuesi italian për Telefoot.