Këngëtarja e njohur shqiptare i ka festuar ditëlindjen qenit.
Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, e cila duket se ka shumë dashuri për qenushin e saj, saqë edhe ditëlindjen ia feston në mënyrë të veçantë.
Në mediat sociale janë publikuar pamje nga ‘festa’ për ditëlindjen e qenit, Bella, ky është emri që këngëtarja i ka vendosur.
Në këto foto shihet një tortë me imazhin e qenit dhe shampanja. Po ashtu e pranishme është edhe vetë Bella.
Madje, duket se në këtë festë ishte e pranishme edhe modelja Oriola Marashi. Kjo e fundit ka publikuar pamje nga festa.