Premier Liga mund të jetë destinacioni i ardhshëm i legjendës së Romës, Françesko Toti.
Gazeta britanike “The Sun” shkruan se kapiteni i verdhekuqve mund t’i bashkohet Leiçester Sitit, pas tensioneve me trajnerin e Romës, Luçiano Spaleti. Një nga arsyet që mund të ndikojnë në këtë transferim janë marrëdhëniet mjaft të mira që Toti ka me trajnerin e “Dhelpra”-ve, Ranierin.
Toti u përjashtua nga trajneri Spaleti në ndeshjen kundër Palermos. Vendimi u mor pas deklaratave të kapitenit në drejtim të këtij të fundit. Në një intervistë të dhënë për “TG1”, veterani verdhekuq u shpreh: “Nuk qëndroj dot te Roma në kushte të tilla”.