INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Totozani apel vendorëve: “Merrni masa urgjente për të strehuar njerëzit në nevojë”

Totozani apel vendorëve: “Merrni masa urgjente për të strehuar njerëzit në nevojë”

Publikuar më: 15:43 03-01-2017

Avokati i Popullit Igli Totozani, u bën apel sërish drejtuesëve vendor që të përgatisin vendstrehime për të pastrehët dhe grupet në nevojë emergjente, në këtë mot të ashpër me temperatura të ftohta. Totozani , u ka dërguar një rekomandim të gjithë Kryetarëve të Bashkive për marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë. Organet e pushtetit vendor, duhet të marrin masa me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.
"Në kushtet e një moti të ashpër me temperatura ekstreme, Avokati i Popullit, Igli Totozani, u ripërsërit thirrjen drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë masa urgjente për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë", thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë Avokatit të Popullit.
Ky apel i drejtohet të gjithë strukturave të tjera shtetërore, si edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, që të tregojnë solidaritet për të vetmuarit, të pamundurit dhe çdo njeri që ka nevojë për ndihmë.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988