INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Totozani kalon listat e dyta të Vettingut në OMN për vlerësim [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 31-03-2017

Avokati i Populli mbyll procesin e rivlerësimit të dokumentacioneve të dorëzuar nga 164 aplikantë për të qenë pjesë e komisioneve të Vettingut. Në përfundim të kësaj faze numri i aplikantëve që plotësojnë kriteret sipas avokatit të popullit është i lartë, duke kapërcyer me disa herë shifrën që kërkon ligji.

Igli Totozani:
“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale”.
Pas Avokatit të Popullit radha e vlerësimit të kritereve të kandidatëve i përket Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përpara se sa kandidatët ti përcillen Parlamentit për votim.
Igli Totozani:
“Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së”.
Në fund avokati i popullit Igli totozani kishte këtë mesazh sa i përket këtij procesi:
Igli Totozani:
“Suksese Vettingut suksese reformës në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832