INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Totozani kërkesë KQZ-së, financimet e partive të jenë transparente

Totozani kërkesë KQZ-së, financimet e partive të jenë transparente

Publikuar më: 11:34 03-05-2017

Avokati i Popullit i kërkon KQZ-së që të bëjë publike burimet e financimit të partive politike në zgjedhje. Igli Totozani ka hartuar një paketë të plotë rekomandimesh mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare  në vend.

“Në opinionin e Institucionit tonë, po ashtu dhe të një sërë aktorëve ndërkombëtarë dhe vendas, kontrolli dhe transparenca e financave të partive politike, do t’i jepte fund disa fenomeneve shumë të kritikuara në tërë proceset zgjedhore, si blerja dhe drejtimi i votës, fushatat zgjedhore shumë të kushtueshme, rastet e konfliktit të interesit dhe tendencat abuzive të donatorëve partiakë për përfitime prej fondeve publike, përdorimi i fondeve publike, etj”, shkruan Totozani në letrën dërguar KQZ-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613