Tottenham do të udhëtojë sot drejt Amsterdamit për tu përballur me Ajax në gjysmëfinale e dytë të Champions League. Hollandezët kanë fituar sfidën e parë 1-0, duke rritur shanset për kualifikim. Ndërkohë “Gjelave” u vështirësohet më shumë puna me mungesën e Harry Kane dhe Sanchez.
Ajax ka dëshmuar që në shtëpinë e saj është e pathyeshme, ku në 24 ndeshje ka humbur vetëm një prej tyre. Ajaxi dhe Tottenhami janë ndeshur 3 herë me njëri-tjetrin në arenën evropiane me londinezët që kryesojnë me 2 fitore kundrejt 1 të holandezëve që është pikërisht ajo e arritur javën e kaluar.