Tottenhemi gjithashtu ka filluar një ofensivë të fuqishme këtë merkato. Finalistja e Champions League duket e vendosur për të ndërtuar një ekip edhe më të fuqishëm në sezonin e ardhshëm , sidomos tani që edhe trajneri Pochettino ka vendosur të qëndrojë.
Siç raporton “L’Equipe”, Totenhemi do t’i jap 72 milionë euro Lionit për mesfushorin e saj Tangui Dombele. Tashmë pritet të rregullohen detajet e marrëveshjes, pasi akordi është gjetur.