Pas debatit të ndezur mes Igli Tares dhe mbrojtësit romanist Rudiger në parkimin e stadiumit, vjen kjo!
Derbi Roma-Lazio nuk mbaron kurrë, as brenda dhe as jashtë fushës! Këtë herë është radha e Felipe Anderson dhe Francesco Totti. Gjithçka ka ndodhur në një video në Instagram të postuar nga faqja “laziopress”, e cila shfaqte një moment konfliktual të ndeshjes kur kapiteni i Romës i ka përplasur një top në fytyrë lojtarit brazilian të Lazios, Ëallace. Mes komenteve të shumta të tifozëve lazialë dhe romanistë spikat ai i fantazistit të Lazios, Felipe Anderson, i cili ka sharë Tottin me fjalën “coglione”. Kaq ka mjaftuar që ai të kthehej në kryefjalën e këtij postimi, duke u bërë idhulli i të gjithë lazialëve, ndërsa romanistët iu kthyen kundër me kërcënime për vdekje.