Skuadra e Romës ka arritur një marrëveshje me Francesco Totti për një rinovim të kontratës, duke përfshirë edhe marketingun.
Kapiteni ka shqyrtuar propozimin e fundit, e cila bënte fjalë që të jetë futbollist aktiv edhe për një sezon dhe pastaj t’i bashkohet stafi të klubit.
Sipas ‘Mediaset Premium’, termat e fundit janë përpunuar dhe pika kyçe është zgjidhur duke i dhënë Tottit një përqindje të të drejtave të marketingut për ndeshjen e tij të lamtumirës.
Një njoftim zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij muaji, kur presidenti James Pallotta arrin në kryeqytetin italian.