Tristan Thompson, bashkëshorti i Khloe Kardashian u përfshi në një mega skandal pasi para dy ditësh u publikuan pamjet nga kamerat e sigurisë së një hoteli në New York teksa ishte duke u puthur me striptisten Lani Blair.
Por jo vetëm një striptiste, në pamjet e publikuara ishte edhe një tjetër vajzë e cila ishte nën shoqërinë e dyshes duke i dhënë këtij raporti pamjen e një flirtimi tris.
Vajza e cila ndodhej mes striptistes dhe Tristanit quhet Maria dhe sipas TMZ, ajo është shprehur se nuk e kishte idenë se Khloe dhe Tristan ishin në një raport serioz.
“Nuk e dija që Tristan dhe Khloe kishin një raport serioz, nuk e kisha idenë që Khloe priste një fëmijë nga ai. Jam vetë nënë dhe as që më shkon ndër mend të shkatërroj lumturinë e dikujt”, shprehet Maria për TMZ.com.
Jo vetëm kaq por po të bëjmë një retrospektivë, vajza në fjalë Maria është personazh jo dhe aq i panjohur për publikun.
Maria është vajza e cila bëri bujë pak kohë më parë pas disa imazhe ku shfaqej Chris Broën duke e kapur për fyti ku pas sqarimit publik bëhej fjalë thjesht për një lojë.