Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina vazhdon me statuset thumbuese në rrjetet sociale. Për më tepër ai nuk sqaron se kujt i drejtohen, duke lënë kështu të hapura dyshimet për ndjekësit.
Së fundmi, au publikoi një video në Instastory, ku në sfond dëgjohej muzika e reperit S4MM me titullin “Tradhtare.” Ndërsa po dëgjon këngën, Atdheu drejton kamerën duke e fokusuar tek titulli i këngës.
Vetëm disa ditë më parë, Atdheu ka zbuluar për publikun nëse do e falte ndonjëherë tradhëtinë në emër të dashurisë. Ai u shpreh se do të vriste veten sesa të kthehej tek personi që e ka tradhtuar. Sipas tij nuk ka arsye pasi personi do e bëjë sërish atë veprim.
Moderatorja: Ke publikuar një status që përpara dashurisë jemi të vegjël, a do e falje tradhtinë në emër të saj?
Atdheu: Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë.