Ditën e sotme në internet ka qarkulluar një video e modeles, Arbenita Ismajli, ku shfaqet në momente intime me një tjetër mashkull.
Dyshja shkëmben puthje në buzë teksa mashkulli, filmon momentin intim.
Të gjithë menduan se kjo ishte lidhja e re e modeles, megjithatë kjo nuk është e vërtetë. Pra, modelja nuk ka tradhtuar Feron.
Videoja është bërë kohë më parë dhe këtë e ka treguar djali që ishte me Arbenitën në video.
Djali që shfaqet në video është model dhe quhet Kenned Tahiri.
Tahiri ka publikuar në Instagram një shkrim, ku tregon se llogaria e tij në Snapchat është vjedhur.
“Mbrëmjen e kaluar Snapchat-i im u vodh. Njerëz të ligë bre. Sa t’ligë jeni”, shkruan modeli në Instagram.