Bebi më i ri shqiptar është djalë. Sapo ora shkoi 00.02 në momentet kur po ndërroheshin vitet ka ardhur në jetë bebi me emrin Elis.
Vogëlushi ka ardhur në jetë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë dhe peshon 3150 gram, ndërsa gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e tij.
I urojmë jetë të gjatë dhe sa më të lumtur!