U shënua sivjet edicioni i pestë i traditës së bukur “Kupa Coca-Cola” në rang kombëtar ndërmjet shkollave 9-vjeçare, ku kanë qenë pjesëmarrës plot 1800 fëmijë nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës. Të rinjtë e apasionuar pas futbollit u bënë bashkë dhe konkurruan mes njëri-tjetrit për trofeun e rëndësishëm.
Finalja u zhvilluanë dt.31 Maj në stadiumin "Elbasan Arena" ku atmosfera ishte shumë e bukur falë tifozëve bashkëmoshatarë. Në mbyllje të këtij turneu të rëndësishëm të futbollit shqiptar u mbajt edhe një mini-koncert me këngë dhe valle nga fëmijet e qytetit të Elbasanit, për ta bërë sa më festive këtë ditë.
Ky vit kishte fituese edhe vajza që u shpall fituese shkolla “Pandeli Cale” e qytetit Korçë, e cila mundi me rezultatin 2-0 shkollën “Marie Kaçulini” të Durrësit.
Ndërkohë, për meshkujt fituesi u shpall shkolla “Ptoleme Xhuvani” Elbasan, pasi mundi në finale shkollën “Skënderbej” Shkodër.
Në këtë aktivitet, morën pjesë edhe të ftuar specialë, si këngëtarja Arilena Ara, e cila dha edhe trofeun për vajzat duke transmetuar mesazhin e saj për gjithë të rinjtë: “Urime të gjithë pjesëmarrësve në Kupën Coca-Cola! Muzika dhe sporti na frymëzojnë për të qenë më aktive dhe energjikë, ndajmos hiqni kurrë dorë nga pasioni juaj.”
Ndërsa për djemtë, trofeun e dha anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, z.Vasil Bicaj.
Turneu i shkollave 9 vjeçare, i cili ka nisur një muaj e gjysmë më parë, është nisma e kompanisë “Coca-Cola”, Federatës Shqiptare të Futbollit, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky kampionat midis shkollave ka filluar në vitin 2014 dhe pritet që tëvazhdojë traditën më tej me qëllimin promovimin e futbollit tëk fëmijët. Kupa Coca-Cola" në Shqipëri synon të jetë një shembull qëmotivonmirëqenien dhe jetën aktive tek të rinjtë në një mënyrë argësuese dhe bashkëvepruese.
I gjithë aktiviteti është transmetuar sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin, e cila ka ndarë edhe një material për të marr akoma më shumë informacione dhe për të ndjerë energjinë pozitive të të rinjëve.
Ju ftojmë që ta shihni edhe ju: