INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafik droge dhe armësh, gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn. Ja sa vite do të qëndrojë në qeli

Trafik droge dhe armësh, gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn. Ja sa vite do të qëndrojë në qeli

Publikuar më: 17:30 19-06-2019

Gjykata e Katanias në Itali, ka marrë vendimin për bandën e Habilajve, të cilët janë akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kreu i grupit, Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në Itali për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj burg.

Media meridionews shkruan se Habilaj i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua në tetor të vitit 2017.

Media italiane shkruan se i afërmi i politikanit, që ndodhej në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, duke vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve italianë dhe shqiptarë.

Ndërkohë janë arrestuar dhe Nazer Seiti, Antonio Riela, Meridian Sulaj dhe Angelo Busaca.

Për Nazer Seitin gjykata vendosi dënimin me 7 vite 4 muaj dhe 26 ditë burg.

Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite  e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2 vjet e 4 muaj burg.

Bëhet me dije se gjykata vendosi të lërë të lirë katër shtetasit italianë, Antonio Grieco,  Carmelo Bertolini, William Patane e Massimiliano Bruno.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541