INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine, arrestohen 3 shqiptarë nga Europol [VIDEO]

Publikuar më: 11:31 26-08-2016

Një operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përbërë nga bullgarë dhe shqiptarë, të cilët merreshin me veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta. Mësohet se në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta. Sipas Europol, rrjeti kriminal i përbërë nga shtetas shqiptar dhe bullgar të cilët merreshin me shpërndarje Heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Policia shqiptare ka bërë publike inicialet e tre shqiptarëve që kanë rënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
“Janë arrestuar në Spanje tre shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas bullgar, konkretisht:
A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptar”.
Ndërkohë Europol thotë se në pranga kanë rënë 7 persona, shqiptarë dhe bullgar. Aksioni është nisur që në dhjetor të vitit 2015, ndërsa është finalizuar me arrestimin e 7 personave. Ndërkohë në komunikatën e saj për shtyp, Europol thotë se në momentimn e arrestimit të këtyre shtetasve është sekuestruar sasi e madhe drogrash të forta, sasi e madhe parash si dhe një laborator që përdorej për përzierjen e lëndës narkoptike.
Njoftimi i policisë:
“Janë sekuestruar 38 kilogramë Heroinë e pastër.
8 kilogramë Kokainë e pastër.
50 kilogramë përzierës.
Është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.
Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi.
Gjithashu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumente”.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373