INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trafik ndërkombëtar të narkotikëve, arrestohet një 27 vjeçar në Portin e Durrësit me 111 kg cannabis [VIDEO]

Publikuar më: 09:16 30-08-2016

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se nga kontrolli në automjetin tip “Renault”, me targë AA241ND, në Portin e Durrësit është dalluar një send e dyshimtë. Nga kontrolli i imtësishëm, unifromat blu kanë gjetur 66 pako me natriban, e brenda tyre plot 111 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva. Në pranga ka rënë një 27 vjeçar nga Durrësi, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 29.08.2016, rreth orës 20:00, në PKK Port, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit:
• Artur Gjergji, 27 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594