INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafik në akset rrugore në fundjavë, ja zgjidhja për ata që udhëtojnë në Jug

Trafik në akset rrugore në fundjavë, ja zgjidhja për ata që udhëtojnë në Jug

Publikuar më: 13:14 20-07-2019

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për mediat tha se policia ka marrë masa që të garantojë lëvizje me sa mw pak probleme për të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë drejt destinacioneve turistike.

Sipas tij, masat janë marrë që në muajt prill e maj, ndërsa për të garantuar sigurinë e mjeteve policia rrugore ka angazhuar edhe shërbime shtesë, kryesisht në akset që të çojnë drejt plazheve.

“Sezoni ka filluar tashmë, edhe ne kemi filluar herët me masat përgatitore, që në muajt prill- maj. Polica rrugore është e vendosur në të gjithë akset rrugore, kryesisht në zonat turistike. Jemi të përqëndruar dhe kemi shërbime shtesë. Monitorojnë trafikun, ndërhyjmë për zhbllokimin e tij dhe bëjmë kujdes që drejtuesit të mos i shkelin rregullat”,- tha ai.

Ndër shkeljet më të shpeshta gjatë këtyre kohëve, Tola renditi shpejtësinë, konsumimin e alkoolit. Ai tha ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qënë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

Por, pavarësisht masave të marra, Tola renditi edhe disa prej akseve ku ka problematika dhe trafik të rënduar.

“Akset më problematike janë autostrada Tiranë-Durrës, pjesa e Gjirit të Lalzit, pjesa nga Durrësi në drejtim të Vlorës, Fieri ka njëfarë lehtësimi për shkak të by pass-it. Problematike mbetet zona e Vlorës dhe Sarandës. Pjesë problematike është edhe Fushë-Kruja për shkak të punimeve rehabilituese që po ndodhin në hyrje të qytetit”,- tha Tola, ndërsa rekomandoi pushuesit që zgjedhin jugun të kalojnë nga Elbasani që të mos mbeten në trafikun e Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385