Gjashtëmbëdhjetë marinsa të SHBA-së janë arrestuar në një bazë në Kaliforninë Jugore për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.
Tetë marinsa të tjerë u morën në pyetje rreth përfshirjes së tyre të mundshme në veprimtari.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy marinsë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente, përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim përfitimi financiar.