INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikantët “joshin” emigrantët...

Trafikantët “joshin” emigrantët...

Publikuar më: 14:36 28-03-2016

Sipas gazetës gjermane  “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, trafikantët e njerëzve kanë gjetur një mënyrë të re për të nisur emigrantët drejt Europës. Ata kanë për qëllim që javën e parë të prillit të nisë transportimi i refugjatëve nga Turqia në Itali nëpërmjet lundrimit. Për realizimin e kësaj, kanë ndërmend të përdorin anije të vogla mallrash dhe peshkarexhash për t’i marrë emigrantët nga Atalja dhe qyteti i Mersinit.

Çmimi për një udhëtim, gjithmonë sipas gazetës në fjalë, luhatet tek 3.000 dhe 5.000 euro, çka e bën më të shtrenjtë sesa rrugëtimin e zakonshëm nga brigjet turke drejt ishujve greke.
Trafikantët po i përgjigjen në këtë mënyrë rritjes së kërkesës për mënyra alternative kalimi në Europë pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe farkëtimit të marrëveshjes BE-Ankara, që dikton kthimin mbrapsht të azilërkuesve të paligjshëm, duke e ngadalësuar shumë fluksin e të mbërriturve.

Disa prej kontrabandistëve duket se do të ofrojnë dy udhëtime në javë dhe të paktën njëri prej tyre pretendon se mund të transportojë 200 vetë me një anije të vogël. Emigrantët janë këshilluar të qëndrojnë poshtë kuvertës derisa mjetet lundruese të mbërrijnë në ujërat ndërkombëtare. Përpos emigrantëve në Turqi e Greqi, sipas zyrtarëve europianë janë edhe me mijëra vetë që presin të kalojnë në Itali nga Libia. Ministria e Brendshme italiane ka regjistruar thuajse 14.000 të ardhur vetëm gjatë këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064