INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikimi i qënieve njerëzore. Britanikët, institucionet shqiptare të parandalojnë fenomenin [VIDEO]

Trafikimi i qënieve njerëzore. Britanikët, institucionet shqiptare të parandalojnë fenomenin [VIDEO]

Publikuar më: 16:45 26-09-2018

Shqipëria ende konsiderohet si vend i origjinës dhe tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore, kryesisht të grave e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Shifrat nga Britania e Madhe në vitin 2017 vlerësojnë se nga mbi 3 mijë persona të trafikuar të identifikuar në Britani, rreth 600 janë shqiptarë. Për këtë çështje janë mbledhur ekspertë të huaj e vendas dhe përfaqësues të politikës.
Parlamentari britanik, Vernon Coaker, ka tha se shifrat në rritje tregojnë se vetëm identifikimi nuk është i mjaftueshëm, por fenomeni duhet parandaluar dhe rol kyç ka drejtësia.

‘’ Duhet të kuptojmë çdo të thotë të jesh viktimë. Kemi humbur çelësin e asaj që quhet botë e lirë. Duhet të kemi besim dhe të mbrohen ata që bien pre e trafikimit. Kemi mijëra viktima të trafikimit, dhe ne na bëjnë të reflektojmë. Ne duhet të sjellim përvojën tonë se si , të kemi një sisitem drejtësie të bashkuar dhe të krijohet një legjislacion i mirë. Personat përgjegjës duhet të përfundojnë në burg dhe këtë duhet të besojmë sepse identifikimi nuk është i mjaftueshëm dhe jam i sigurt se do ketë ritrafikim. Ndaj drejtësia duhet të luajë rol të rëndësishëm. ’’

Tre muaj më parë Departamentit Amerikan të Shtetit ka qënë shumë i ashpër në qëndrim, pasi arriti në konkluzionin se Shqipëria ka dështuar në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938