INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikonin 130 kg heroine në Itali, arrestohen 31 shqiptarë

Trafikonin 130 kg heroine në Itali, arrestohen 31 shqiptarë

Publikuar më: 09:09 27-05-2016

31 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Është policia e Milanos në Itali, ajo që ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila funksiononte në tre shtete, Itali, Spanjë dhe Shqipërisë, duke arrestuar edhe 38 persona. Mësohet se nga të arrestuarit 31 janë shtetas shqiptarë, 5 janë marokenë dhe 2 tunizianë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë. Mësohet se po ashtu të arrestuarve iu kapën edhe 300 mijë euro cash.
Operacioni u krye nga policia e komandës provinciale në Milano në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e anti-drogës.
Ndërsa Policia e Shtetit Shqiptar bëri të ditur se 12 prej trafikantëve janë arrestuar në vendin tonë dhe 4 të tjerë janë ende në kërkim, 3 shqiptarë dhe 1 maroken.
Çipa:
“Operacioni është koduar “Rico” dhe nëpërmjet tij është mundësuar dokumentimi dhe arrestimi i anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme të cilët janë përgjegjës për veprimtari kriminale trafikimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike heroinë dhe kokainë. Suksesi i këtij operacioni është produkt i bashkëpunimit efikas me shërbimet policore italiane e në vecanti carabinierët e Milanos të cilët nëpërmjet shërbimit ndërkombëtar të policisë italaine dhe zyrës së Interforc në Tiranë kanë shkëmbyer informacionë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në total 31 shtetas, 12 në shqipëri , një në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Në total kanë ngelur për tu kapur edhe 4 shtetas të tjerë, 3 shqiptarë dhe një maroken”.
Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë dy vite që kanë filluar, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal. Sipas të dhënave paraprake mësohet se grupi kriminal kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës nga “Toka e Shqiponjave”

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445